Sherr në Laprakë, 40-vjeçari plagos me thikë tre persona

Shqipëria

Sherr në Laprakë, 40-vjeçari plagos me thikë tre persona

Më: 3 prill 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur pasditen e kësaj të hënë në Tiranë. Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti me thika në një lokal të Laprakës.

Policia bën me dije se autori i tre plagosjeve me thikë është një 40-vjeçar me iniciale E.M.

Ende nuk dihen detaje mbi personat e përfshirë dhe gjendjet shëndetësore të të plagosurve.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat