Del fotoja, këta janë babë e bijë që u plagosën me thikë në Laprakë

Shqipëria

Del fotoja, këta janë babë e bijë që u plagosën me thikë në Laprakë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Personat që shihni në foto janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç dhe Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç, babë e bijë që mbetën të plagosur me thikë së bashku me dhëndrin italian Massimo Sorvillo në një lokal në Laprakë.

Mësohet se autori Elton Mergjushi punonte në fabrikën e italianit, i cili e kishte hequr nga puna.

64 vjeçari ndodhet ende në sallë në rrezik për jetën pasi është goditur me thikë në zemër. Ndërkoha e bija dhe dhëndri italian kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Image
Viktor Rrapollari, 64 vjeç dhe Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes pasi pas plagosjes së trefishtë është larguar nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat