Fitorja e Milatoviç në Mal të Zi, Hide: U zgjodh me votat e atyre që besojnë nga Lindja, Serbia po ‘fërkon’ duart

Shqipëria

Fitorja e Milatoviç në Mal të Zi, Hide: U zgjodh me votat e atyre që besojnë nga Lindja, Serbia po ‘fërkon’ duart

Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:40
Enri Hide

Kandidati për president i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi. Milatoviç arriti të fitojë 60,1 për qind të votave kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç me 39,9 për qind.

Zgjedhja e presidentit të ri të vendit fqinj ishte temë diskutimi në “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji. Eksperti Enri Hide tha se Millatoviç u zgjodh president duke premtuar Perëndimin por me votat e atyre që besojnë nga Lindja. Sipas tij, Serbia tani beson tek ëndrra e madhe për të kaluar në Detin Adriatik.

“Ajo që ka ndodhur në terren sot është një kakofoni shumë e madhe e një lideri që është zgjedhur president duke premtuar perëndimin dhe me votat e atyre që besojnë më shumë tek lindja. Për të parë se çfarë do të ndodhë, duhet të presim se çfarë njerëzish do ta rrethojnë atë në jetën politike.

Mesa po kuptoj unë shumica do t’i përkasin kësaj kaste dhe kjo do të krijojë tensione në raport me orientimin perëndimor të Malit të Zi. Është thjesht një gur shahu i vogël në atë pjesën e madhe gjeopolitike të Rusisë dhe Serbisë. Nga ana tjetër, Serbia po fërkon duart sepse sheh rikthimin e ëndrrës së partneritetit strategjik me Malin e Zi apo edhe zhbërjen e asaj ndarjes së madhe për të kaluar në detin Adriatik.“, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat