Do arrestohet Ahmetaj para zgjedhjeve? Spahiu: Ja mesazhi i koduar që dha Edi Rama

Shqipëria

Do arrestohet Ahmetaj para zgjedhjeve? Spahiu: Ja mesazhi i koduar që dha Edi Rama

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:11
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu deklaron se një drejtësi me “dorë të hekurt” ndaj Arben Ahmetajt nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Top Story”, me Grida Dumën, Spahiu ka folur për një mesazh të kryeministrit Edi Rama drejtuar Prokurorisë.

Sipas juristit, kreu i qeverisë u tregua i qartë kur tha se hetimet duhet të ecin me të njëjtin standart. Pra, “siç po vendos sekuestro ndaj vilave të Arben Ahmetaj, po me këtë standart të vendos sekuestro ndaj pasurisë së Monika Kryemadhit.”

Pjesë nga biseda:

Spahiu: Nuk mendoj që një veprim i mëtejshëm ndaj zotit Ahmetaj ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.

Duma: Të pyes sepse mund të ndikoj në perceptimin nëse drejtësia po godet majtas apo djathtas, i cili është një perceptim komplet popullor, i zakontë.

Spahiu: Qartë. Unë di të lexoj mesazhin e Ramës në Twitter para dy ditëve. Ai pasi përfundoi së foluri për Kryemadhin, bëri thirrje që të mos hetohet  me dy standarte. Pra çfarë nënkuptonte ai? Ai hapur i kërkonte Prokurorisë që me të njëjtin standart që po vendos sekuestro ndaj vilave të Arben Ahmetaj, të vendos sekuestro edhe ndaj pasurisë së Monika Kryemadhit. Dmth më hapur nga kaq, nuk ka bërë ndonjëherë vaki të flas një njeri.

Tani ka të drejtë apo ska, mendoj se duhet të kalojmë në një standart tjetër. Drejtësia shqiptare guxoi të hetoi dhe arrestoi pastrueset dhe nuk guxon nivelin e ministrave, kryeministrave apo presidentëve?! Sepse ka një formulë në Shqipëri, që të gjithë ndërkombëtarët dhe ambasadorët po dështojnë t’i japin fund. Tre familje janë të paprekshme në Shqipëri dhe 3 milionë shqiptarë janë vunerabël. Familja Rama, familja Meta dhe familja Berisha janë të paprekshme.

Absolutisht kanë garanci, qoftë nga njeri tjetri, qoftë nga drejtësia. Unë këtë e them dhe prandaj del ajo (Kryemadhi) në ekranin tjetër duke thënë shko gjeni llogaritë, sepse është e sigurt që nuk do të shkojë njeri. Drejtësia mundësitë i ka, por mungesën e vullnetit e konsiderojnë si komplikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat