Mbante një pistoletë dhe dy armë gjahu në banesë, arrestohet 52-vjeçari

Shqipëria

Mbante një pistoletë dhe dy armë gjahu në banesë, arrestohet 52-vjeçari

Më: 4 prill 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar me iniciale A.XH. është vënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij në Mat policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

Informacionet janë siguruar bazuar në inteligjencën informative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.

Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat