Dy të mitur lëviznin në kryeqytet me makinë, marrin shokët për ‘përforcime’ dhe konfliktohen me një person

Shqipëria

Dy të mitur lëviznin në kryeqytet me makinë, marrin shokët për ‘përforcime’ dhe konfliktohen me një person

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dy djem të mitur, 17-vjeçarë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi janë përfshirë në një sherr me një tjetër të mitur.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe dy të miturit kanë pasur si bashkëpunëtorë dhe disa shokë të tyre që janë të paidentifikuar për policinë.

Mësohet se më herët, dy të miturit, që nuk kanë mbushur as moshën për të pasur patentë, kanë lëvizur në kryeqytet me automjetin e tyre dhe aty janë konfliktuar me të miturin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim dy shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë konfliktuar me një shtetas të mitur, në automjetin e tyre dhe më pas në një lokal.

Punohet për kapjen e 2 të miturve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat