Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas personazhin e njohur të TikTok-ut

Shqipëria

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas personazhin e njohur të TikTok-ut

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:39
‘Olsi Polici’

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të martën në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘TikTok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë.

“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat