I premtoi kontratë pune në Gjermani për djalin, ‘mashtruesi’ nga Dibra i merr qytetarit 1 mijë euro - shpallet në kërkim

Shqipëria

I premtoi kontratë pune në Gjermani për djalin, ‘mashtruesi’ nga Dibra i merr qytetarit 1 mijë euro - shpallet në kërkim

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për mashtrim.

Mësohet se shtetasi me iniciale H.R., ka mashtruar një qytetar se do t’i siguronte djalit të tij kontratë pune në Gjermani, duke i marrë atij rreth 1 mijë euro.

Sakaq kanë nisur hetimet për rastet e tjera që i riu mund të ketë kryer përmes mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat