“Është pjesë e ndryshimeve stinore”, mjeku Llajo për streptokokun: Është ngjitës, fëmijët e infektuar duhet të izolohen

Shqipëria

“Është pjesë e ndryshimeve stinore”, mjeku Llajo për streptokokun: Është ngjitës, fëmijët e infektuar duhet të izolohen

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:11
Mjeku Vasil Llajo

Mjeku Vasil Llajo në një lidhje me skype në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën shëndetësore në vend.

Llajo u ndal tek streptokoku, ku tha se është pjesë e ndryshimeve stinore, por megjithatë duhet treguar kujdes. Po ashtu mjeku tregoi se virusi është ngjitës dhe fëmijët e infektuar duhet të izolohen.

“Nuk është infeksion viral por bakterial. Ndryshimet klimaterike janë kaq të shpeshta dhe është më se normale që infeksionet normale të shkaktojnë sëmundje tek fëmijët. Nuk ka ndonjë gjë për t’u alarmuar, për është është çështje ndërgjegjësimi. Çdo vit ka qenë prezent dhe komplikacionet e radha kanë shkaktuar vdekje.

Streptokoku shkakton bajamet dhe këto janë simptomat më klasike. Duke filluar me prekjet e vulvave të zemrës dhe te sëmundjet autoimune. Këtë duhet të na shqetësojnë dhe duhet të mjekohemi.

Streptokoku është ngjitës. Merret përmes rrugëve të frymëmarrjes. Fëmija i prekur, duhet të izolohet dhe të shkojë tek mjeku. Zakonisht komplikacinet janë fenomene në defiçit imunitare. Bëhet test mjekësor për identifikimin e streptokokut”, tha Llajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat