Spiunia ruse refuzon ekstradimin: Nuk dua të iki, kam kërkuar azil në Shqipëri

Shqipëria

Spiunia ruse refuzon ekstradimin: Nuk dua të iki, kam kërkuar azil në Shqipëri

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:11
Svetlana Timofeva

Në seancën gjyqësore në Shqipëri, në ngarkim të shtetases ruse të akuzuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për Svetlana Timofeva-n që të mos ekstradohet në Rusi.

Sot ishte parashikuar të jepej vendimi nëse do të ekstradohej ose jo, por u shty për datën 14 prill.

Vetë Timofeva ka kërkuar azil në Shqipëri duke pretenduar se në Rusi i rrezikohet jeta.

Ndërkaq, nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në shtetin shqiptar ka një hetim ndaj saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat