Nazarko hedh detaje të reja për procesin e gjatë gjyqësor: Mund të jetë një “armë” kundër Trump për zgjedhjet

Shqipëria

Nazarko hedh detaje të reja për procesin e gjatë gjyqësor: Mund të jetë një “armë” kundër Trump për zgjedhjet

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:24
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko, në një lidhje live për “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji tha se procesi i gjatë ndaj Donald Trump mund të ndikojë negativisht tek ai.

Sipas analistit, nëse Trump qëndron për një kohë të gjatë në vëmendjen e publikut për këtë, kjo mund të ndikojë tek votat.

“Mbajtja gjatë e këtij procesi mund ta penalizojë vetë Trumpin. Zhvillimi i një procesi të gjatë i ngjashëm me atë të Berlusconit, mund të jetë arma që do ta penalizonte atë. Të qëndrosh për muaj në vëmendjen e publikut për diçka diskretituese është diçka që nuk të sjell vota.”, u shpreh Nazarko.

Ish presidenti amerikan ka dalë sot para gjykatës ku pritet që të informohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Akuzat lidhen me mosdeklarimin e 130 mijë $ të bërë në 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës që dyshohet se ka pasur me të në 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat