U kap me kanabis sapo zbriti në aeroportin e Rinasit, arrestohet në Tiranë vajza që jetonte në Kolumbi

Shqipëria

U kap me kanabis sapo zbriti në aeroportin e Rinasit, arrestohet në Tiranë vajza që jetonte në Kolumbi

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një vajzë e re nga Kolumbia, e cila sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, ka përfunduar në prangat e policisë. Behet fjalë për 26-vjeçaren me inicialet C.J., banuese në Kolumbi.

Mësohet se në çantën e saj të dorës u gjet një sasi kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat