Kërcënuan me armë zjarri një person në Gramsh, vihen në pranga 2 autorët

Shqipëria

Kërcënuan me armë zjarri një person në Gramsh, vihen në pranga 2 autorët

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Janë vënë në pranga dy persona nga Gramshi për kërcënim me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari në Gramsh, ku situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminale.

Janë vënë në pranga dy persona nga Gramshi për kërcënim me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari në Gramsh, ku situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminale.

Nga veprimet  e para hetimore  dyshohet se shtetasit V. K. 40 vjeç banues në fshatin Bulçar dhe S. H. 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh 40 vjeç.

Në pranga u vu edhe 40-vjeçari banues në fshatin Bulçar që u kërcënua me armë, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat