Makina përplas dy të mitur në Elbasan

Shqipëria

Makina përplas dy të mitur në Elbasan

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë. Grupi hetimor ka nisur punë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Burime spitalore thonë se dy të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikuar për jetën.

“-S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë.

Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thekson policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat