“Bën meme në çdo dalje”, kandidati i opozitës për Kamzën fton Rakip Sulin në ballafaqim publik

Shqipëria

“Bën meme në çdo dalje”, kandidati i opozitës për Kamzën fton Rakip Sulin në ballafaqim publik

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:40
Arjan Hoxha

Arjan Hoxha, kandidat i opozitës për bashkinë e Kamzës i ka kërkuar live një ballafaqim publik rivalit të tij në zgjedhjet e 14 majit, Rakip Sulit, përfaqësues i PS.

Në një intervistë për Panorama TV, Hoxha ironizoi Sulin, ndërsa shtoi se në çdo dalje publike bën të paktën 3-4 meme.

“E ftoj në ballafaqim publik për të shpalosur idetë, programin, vizionin sepse kjo është ajo që i intereson qytetarëve. Në çdo dalje publike mund të selektosh 3-4 meme të denja për çdo komedi. Programi fokusohet në një unazë rreth qytetase të qytetit të Kamzës. Trafiku, çdo mjet i rëndë duhet të përshkojnë tep për tej qytetin e Kamzës. Kamza është një porte hyrëse e Veriut dhe është e pamundur që të jetë një qytet që t’u ofrojë edhe qytetarëve dhe bizneseve në atë zonë. Ne ofrojmë një program që është konsultuar me urbanistë shumë të mirë. Për të ofruar një unazë që nuk prek pronat e qytetarëve. Qendra e qytetit do të kthehet në një zonë shumë të frekuentuar edhe për një jetë kulturore. Programi ynë shtrihet në arsim dhe shëndetësi.

Në fushën e arsimit kemi në program një arsim, përveç ndërtimit të shkollave edhe kthimin e laboratorëve dhe infrastrukturës logjistike. Aq fonde sa ka marrë Rakip Suli në tre vite e gjysmë nuk janë marrë në tre mandate të qeverisjes së Partisë Demokratike. Por cilësia e jetës, rrugët, infrastruktura janë më keq se ishin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat