Takimi me Kim dhe Hohmann, Celibashi: Diskutuam për zgjedhjet vendore, i garantova se KQZ mbetet e baraslarguar nga politika

Shqipëria

Takimi me Kim dhe Hohmann, Celibashi: Diskutuam për zgjedhjet vendore, i garantova se KQZ mbetet e baraslarguar nga politika

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:00
Foto nga takimi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbardhur diskutimet nga takimi i zhvilluar me ambasadoret e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Christiane Hohmann.

Celibashi shkruan në Twitter se në fokus të diskutimeve ishin përgatitjet e zgjedhjeve vendore, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim kanë theksuar se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.

Reagimi kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi: 

Në KQZ Shqipëri sot me Ambasadoren e European Union in Albania, Christianne Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, zj Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve Vendore 14 Maj 2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtinë e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.

Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se KQZ do të vijojë të mbetet e baraslarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit.

Falënderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat