Lushnjë/ Shiste në afërsi të lokaleve doza heroine dhe kanabis, në pranga 24-vjeçari

Shqipëria

Lushnjë/ Shiste në afërsi të lokaleve doza heroine dhe kanabis, në pranga 24-vjeçari

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar është arrestuar pasi shiste droga të forta në afërsi të lokaleve në Lushnjë.

M. Gj., banues në Dyshek të Lushnjës shiste doza heroine dhe kokaine, ndërsa ndërsa gjatë kontrolleve të policisë, të riut iu gje një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik i ai i policisë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme,

Lushnjë/Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shiste në afësi të lokaleve, doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shkop metalik që iu gjetën këtij shtetasi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes në afërsi të lokaleve të qytetit të Lushnjës, të drogave të forta dhe kanabisit, në doza, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat