“Shkatërrimi i ‘Prestige’ në Arbitrazh”, Vasili: Trajektorja e sulmit nga Agon Channel te News24, mln euro dëme për t’i mbyllur gojën mediave. Çfarë i thashë Ramës në 2017

Shqipëria

“Shkatërrimi i ‘Prestige’ në Arbitrazh”, Vasili: Trajektorja e sulmit nga Agon Channel te News24, mln euro dëme për t’i mbyllur gojën mediave. Çfarë i thashë Ramës në 2017

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:42
Petrit Vasili

Teksa Agon Channel fitoi përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama, duke i kërkuar kësaj të fundit që të paguajë 108 milionë euro, vjen një tjetër koment nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Ky i fundit i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Vasili tha se trajektorja e sulmit ndaj Agon Channel është e njëjtë me situatën me News24. Mes të tjerash ai sqaroi se kishte njoftuar Ramën në 2017 për rrezikun që kanoste Shqipëria për çështjen ‘Becchetti’ kur ishte ministër i Drejtësisë.

Po ashtu Vasili tha se edhe çështja e shembjes së Prestige Resort do të shkojë në Arbitrazh.

“Kam kërkuar vite më parë që drejtësia të vijonte me shpejtësi, se vendimet ishin marrë. Ky i fundit ishte një përpjekje e çmendur vetëm për të humbur kohë, për të rihapur hetimet. Ka pasur bllokime të llogarive dhe tërheqje. Ishte gjithçka politike për të mbyllur gojën e mediave nga ana e Ramës. Është trajektore nga Agon Channel te News24. Jemi në një media ku sulmi i tij ka goditur me të gjitha mjetet, gjoba, shembje. Nuk mund të harrojmë Oranews apo portalet. Sulm i organizuar Rama-Veliaj ishte me një objektiv. Kemi një faturë të rëndë që është 108 mln euro. Janë shumë detyrime për kërkesën për rihapjen e gjykimit, që shkojnë dhe rreth 200-300 mijë euro. Nuk paguan shteti, por taksapaguesit. Pra do të paguhet dëmshpërblimi nga taksat e shqiptarëve. Arsyeja kryesore ishte kryeministri, pasi sulmi është bërë për sulme politike të Ramës. Kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës kur evidentoheshin lajmet për dasmën e tij luksoze, kërkonte që të hiqeshin lajmet dhe nisi sulmi. Ndaj tani do detyrohemi që të paguajmë 120 mln euro nga kjo faturë. Ju patë se 80 mld lekë, ishte e gjithë paketa e ndihmës sociale për të cilat foli qeveria dhe vetëm për çështjen e Becchetti duhet të paguajmë 130 mln dollarë. Pra, gati dy paketa të mëdha që ishin ndihmë për popullsinë e Shqipërisë. Rama tha sot se; ‘sa hapet fushata, flet opozita’. Përballë kemi një sharlatan shtetëror. Vendimi ka nisur të zbatohet dhe çdo iluzion zhduket. Ça lidhje ka fushata? Pse e kishte në dorë opozita që u dha vendimi në 27 mars?! Sot doli sërish gënjeu.

Kur ushtroja mandatin disa mujor të ministrit të Drejtësisë i jam drejtuar zyrtarisht kryeministrit Rama, bazuar mbi raportin që vinte nga Avokatura e Shtetit. Avokatja e Shtetit më referonte dhe informonte për gjyqet e tilla. Më kishte dërguar një letër zyrtare në 2017 ku thoshte se do humbisnim rreth 2 mln euro shumë. Duhej të merrnin masa për të ndërprerë menjëherë kontratën. Këta janë armiq të strukturuar kriminalë. Kjo ka vënë në situatë të shëmtuar vendin por dhe drejtësinë. Kjo faturë ka kosto. Për të mbyllur gojën e një mediaje, shqiptarët duhet të paguajnë qindra mijëra euro. Unë kam njoftuar për rrezikun kryeministrin, por ky veprim ka qenë i qëllimshëm. Pse duhet të veprojë SPAK? Ky është njëri që krijon dëme për kapriçot e tij. Resortin e shkatërroi, do përfundojë në arbitrazh çështja.”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat