Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër/ Gjykata e Apelit dënon me 25 vite burgim Arsen Stojkun

Shqipëria

Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër/ Gjykata e Apelit dënon me 25 vite burgim Arsen Stojkun

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit zbardhi vendimin në të cilin konsideroi se Arsen Stojku, është njëri prej atentatorëve  që zbrazën breshërinë e plumbave duke vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të eliminuar në 2019 përgjatë një sage krimesh të rënda në qytetin e Shkodrës.

Si prova kundër Stojkut, kushëriri i parë i Ibrahim Licit, që është një tjetër personazh i njohur i krimit, Gjykata e Apelit vlerësoi edhe një eksperiment hetimor,  gjatë të cilin investiguesit udhëtuan në të njëjtin itenerar të përshkruar nga vrasësit.

Ajo që u përpoqën të vërtetojnë hetuesit ishe shoqërimi i makinës së krimit me një Volksvagen ,të marrë me qira nga Stojku me të cilin më pas vrasësit u larguan nga vendngjarja.

Për këtë implikim 33-vjeçari  ishte cilësuar fajtor nga gjykata e Shkodrës vetëm për  akuzën e përkrahjes së autorëve në krim, hedhur poshtë nga apeli që e dënoi me 25 vjet burg.

Gjykata e Apelit thekson se Stojku  ka përgatitur planin dhe koordinuar çdo veprim në bashkëpunim me persona të tjerë ta paidentifikuar dhe me mjetin e marrë me qIra prej tij ka shkuar në vendngjarje për të marrë bashkekzekutorët dhe është larguar duke i ndihmuar që të fshihen e mos të gjenden.

Por teksa Stojku këmbëngul se nuk ka marrë asnjë makinë me qira, Gjykata e Apelit veçon një dëshmi të shtetasit Preng Përdeda. Qytetari e kishte takuar edhe më herët të dyshuarin, mbasi ai nuk kishte makinë personale

Këtyre personave nuk u bëra kontratë dhe nuk u mbajta dokument identifikimi  ndaj vazhduan me kontratën e Denis Brahimit” thotë dëshmitari.

Në vendimin e gjykatës përmenden një sërë dëshmish të familjarëve të dy vëllezërve të vrarë, midis tyre edhe të vajzës që ka bërtitur fill mbas vrasjes  krimit ” nanë kanë vra babën”.

I dyshuari ishte kthyer deportiv nga Holanda rreth 1 vit para se të arrestohej, ndërkohë që veç tij akuza gjatë hetimeve  u përpiluan edhe për Denis Brahimin dhe Myslim Rama.

Për vrasje ne dy vëllezërve Bilali , Stojku këmbëngul se është i pafajshëm dhe se ngjarjen e kishte mësuar nga rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat