E rëndë në Himarë, turisti çek humb kontrollin e parashutës dhe rrëzohet, ndërron jetë

Shqipëria

E rëndë në Himarë, turisti çek humb kontrollin e parashutës dhe rrëzohet, ndërron jetë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një turist çek ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas hedhjes me parashutë në Himarë. Sipas policisë, 70-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e parashutës si pasojë e një arresti kardiak.

Turisti çek është rrëzuar në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat