“Shqiptarët e varfër do paguajnë 110 mln euro për korrupsionin e Ramës”, reagon Vasili

Shqipëria

“Shqiptarët e varfër do paguajnë 110 mln euro për korrupsionin e Ramës”, reagon Vasili

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:58
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me gjyqin e fituar në arbitrazh nga Francesco Becchettit pas mbylljes nga qeveria shqiptare të televizionit të tij “Agon Channel”.

Vasili shkruan se është një krim që shqiptarët e varfër tashmë do të detyrohen të paguajnë 110 milionë euro dëmshpërblim ndaj biznesmenit italian.

Reagimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Çfarë krimi, shqiptarët e varfër do paguajnë 110 milion euro për korrupsionin e Edi Ramës!

Shqiptaret dënohen ti paguajnë biznesmenit italian Becchettit  110 milion euro, pas vendimit përfundimtar te pak diteve me pare te Arbitrazhit, lidhur me mbylljen dhe sekuestrimin e Agon Chanel nga Edi Rama dhe qeveria.

Dhjete pyetje publike te shqiptareve, ku përgjigja e te cilave do te jepet patjetër:

Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse prej 110 milionë euro, pra kush do ta paguajë, ne shqiptaret?

Cila është përgjegjësia personale e Edi Ramës si kryeministër për çështjen ku veprimet e tij individuale kane qene shkak per humbjen e 110 milion euro?

Perse Edi Rama ka gënjyer ne vazhdimësi duke thëne se nuk do te paguajmë asnjë lek?

Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë të cilat çuan në këtë vendim shumë të rëndë?

Cila është përgjegjësia e ekzekutivit ne mënyre individuale, që ka çuar ne ketë situate te demit shume te rende ekonomik?

Cilat janë përgjegjësitë e SPAK në këtë proces për mos veprimet dhe heshtjen e tij?

Çfarë procesesh arbitrazhi të tjera janë duke zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre? Pra çfarë tërmeti tjetër i pret publikun shqiptar dhe financat shqiptare?

Pse nuk u mor asnjë masë mbas alarmit të Ministrit të Drejtësisë me Shkresen Nr. 2357/1 të  datës 10 prill të vitit 2017 mbi rrezikun e humbjes së 2  miliard euro ne arbitrazh?

Interesat e kujt janë favorizuar nga nderhyrjet brutale te qeverise si dhe nga prishja e njëpasnëshme e kontratave  ku shteti rrezikon të humbase qindra milion euro tjera?

Pse SPAK ende nuk ka filluar çështjen penale ndaj Edi Ramës për shpërdorimin e detyrës me veprimet dhe mos veprimet e tij, që kanë sjell pasoja shume te renda ndaj financave publike?

P.S. Shkresa derguar ne vitin 2017 nga Ministri i Drejtesise lidhur me Arbitrazhet ku rrezikoheshin 2 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat