Zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover caktohet si shefe e misionit të ODIHR-it

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover caktohet si shefe e misionit të ODIHR-it

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:23
Audrey Glover

Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet. Ajo vjen për të disatën herë në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor.

Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 për t’u rikthyer sërish në vendin tone për zgjedhjet e vitit 2009.

Audrey Glover mbikëqyri gjithashtu zgjedhjet e vitit 2015 si dhe tashmë pritet të monitorojë procesin e zgjedhjeve të këtij viti që do të mbahen me 14 Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat