PS kërkon çregjistrimin e Rezeart Tushes në Shijak

Shqipëria

PS kërkon çregjistrimin e Rezeart Tushes në Shijak

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:26
Rezeart Tusha

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Në kërkesën e dorëzuar në KQZ nga Partia Socialite, thuhet se kandidati Rezart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për pesë vite.

Në letrën e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, Eridian Salianji, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj kandidatit të Sali Berishës pasi sipas vlerësimit të tyre, ai nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat për zgjedhjet.

“Nëpërmjet medias elektronike, subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë është vënë në dijeni të fakteve se kandidati Rezeart Tusha, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.

Më datë 4 Prill 2023 në shtypin e përditshëm është botuar shkrimi sipas të cilit “Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifikon nga gara për kryetar bashkie”, thuhet në kërkesën e PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat