Përse po përdoren agjentët rusë? Eksperti: Moska e kufizuar në informacionet për vendet perëndimore

Shqipëria

Përse po përdoren agjentët rusë? Eksperti: Moska e kufizuar në informacionet për vendet perëndimore

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:26
Enri Hide

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide thotë se Moskës po i kufizohen burimet e informacionit që ka në ambasadat e saj kryesore në vendet perëndimore apo në vendet e NATO-s.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Hide u shpreh se për këtë arsye, Rusia po përdor agjentët e saj për të marrë informacione.

Sipas Hides, Rusia nuk kërkon informacione për Ukrainën, por për kapacitetet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të vendeve perëndimore.

“Elementi i parë që duhet të kemi parasysh, është që kjo rritje e intensitetit të zbulimit, vjen për shkak se është rritur intensiteti i kërkesës nga ana e Moskës për informacion, për shkakun tjetër sepse gjithnjë e më shumë po kufizohen burimet e informacionit që Moska ka në ambasadat e saj kryesore në vendet perëndimore apo në vendet e NATO-s, për një arsye të thjeshtë, se gjithnjë e më shumë këta po eleminohen, po shpallen “non grata” dhe po kthehen mbrapsht. Ka një kufizim të aksesit të Moskës në informacion, duke përdorur linjat klasike të shërbimeve të inteligjencës.

Elementi i dytë dhe shumë i rëndësishëm në këtë mes, është që nuk kemi të bëjmë me informacion masiv. Kemi të bëjmë me informacione të cilat targetojnë, jo aq fushatën aktuale në Ukrainë, saq targetojnë kapacitetet infrastukturore në fushën e mbrojtjes, por edhe në fushën e sigurisë, të vendeve perëndimore ku këto shërbime apo agjentë operojnë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat