Ish deputeti reagon për zgjedhjet e 14 majit: Jam përballë Ramës e anash Berishës

Shqipëria

Ish deputeti reagon për zgjedhjet e 14 majit: Jam përballë Ramës e anash Berishës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:51
Astrit Patozi

Në emisionin “Open” po diskutohet në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe mënyrën se si palët kanë zgjedhur të garojnë. I ftuar në studio, Astrit Patozi ka deklaruar se duhet të bëhet një reformim i sistemit, pasi theksoi se sistemi i kryetarokracisë është i kalcifikuar edhe në Kushtetutë e ligj.

Patozi shtoi se duhet që në politikë të ketë forca të reja, në rast se do duhet t’i jepet një shans vendit të bëhet, ndërsa shtoi se nëse përballë kryeministrit Rama vijojnë të qëndrojnë të njëjtët kundërshtarë si gjithmonë, ky i fundit do të qëndroje gjatë në pushtet.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Patozi: A ka vend Shqipëria për një opozitë ndryshe? Tezë që ha debat. Unë jam përballë Ramës e anash Berishës. Njërin e kam kundërshtar me tjetrin nuk puqem.

Nëse do ketë forca të reja në politikë, Shqipëria ka një shans të bëhet.

Përmend shembullin e Izraelit, do të doja të ecnim në hapat e tyre, por nuk e bëjmë dot sepse ata dolën në rrugë, edhe vetë segmente të mazhorancës se po u prekeshin themelet e demokracisë.

Ata nuk dolën që të rrëzonin Netanyahun, por që ai të tërhiqej nga reforma në drejtësi.

Ne sistemin e kryetarokracisë e kemi të kalcifikuar edhe me Kushtetutë. Kryeministri është një lloj sulltani me ligj. Që të kushtëzohet pushteti duhet kapur në themel

Lubonja: Tani nuk kemi rotacion e nuk ka mundësi që forcat e reja të forcohen. Rama ka bërë një grusht shteti që pamundëson këtë. Ndaj gjykoj që izraelitët e kapën në fillim pa e realizuar Netanyahu, Rama e ka kryer.

Patozi: Nëse luftojmë bashkarisht, kam një mijë arsye për të paragjykuar edhe Berishën edhe Metën, por nuk i paragjykoj nëse bëhemi bashkë për këtë tezë.

Ne nuk merremi me individin, por sistemin. Nëse rrëzojmë Ramë mund të vijë dikush tjetër më i keq se ai.

Por nëse përballë tij është vetëm Berisha e Ram, Rama nuk bie për 1 mijë vjet. Sepse është e njejta gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat