Sherri në ish-Bllok/ Ngjarja u raportua nga policia pas vdekjes së 46-vjeçarit në spital, gazetari jep detaje: U konfliktuan gjatë natës

Shqipëria

Sherri në ish-Bllok/ Ngjarja u raportua nga policia pas vdekjes së 46-vjeçarit në spital, gazetari jep detaje: U konfliktuan gjatë natës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Gentian Talja 46-vjeç, humbi jetën në spital pas një sherri të ndodhur 5 ditë më parë në rrugën ‘Vaso Pasha” në Tiranë.

Ngjarja nuk u bë publike nga Policia e Tiranës, por 5 ditë më vonë policia reagoi, duke njoftuar se 46-vjeçari ndërroi jetë pas plagëve të marra.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se, kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen e ndodhur gjatë natës. Ka qenë Henri Gjapi i cili është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë më pas edhe Artur Gjolena.

Sakaq materialet janë referuar në Prokurori, dhe bëhet me dije se në kërkim është shpallur 25-vjeçari Henri Gjapi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orë dy të natës në 31mars në zonën e ish-bllokut. Ngjarja nuk është raportuar nga policia e Tiranës, por vetëm sot u bë një njoftim zyrtar pas vdekjes së 46-vjeçarit Gentian Talja në spital. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar ngjarjen dhe është vërtetuar dhe se shtetasi Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin dhe më pas ka ndërhyrë edhe Gjolena. Pas ngjarjes, Komisaritati nr. 2 i policisë së Tiranës ka referuar provat, por nuk është bërë publike. Hetimet kanë nisur dhe materialet janë referuar në polici për Artur Gjolenën dhe në kërkim është shpallur Henri Gjapi si autor i dyshuar. Pasi ky i fundit e ka goditur dhe në momentin që ka rënë, 46-vjeçari është përplasur në bordurë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Fatkeqësisht ka humbur jetën pas pesë ditësh”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat