Zgjedhjet e 14 majit, Tritan Shehu akuza Ramës: Në 16 Bashki ka klonuar nga një kandidat patericë

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, Tritan Shehu akuza Ramës: Në 16 Bashki ka klonuar nga një kandidat patericë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 10:32
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka uzurpuar ermin, vulën dhe logon e PD.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkuar për përçarjen e PD-së dhe zgjedhjet e 14 majit, duke hedhur akuza ndaj Ramës se “në 16 Bashki ka klonuar nga një kandidat ‘paterice’ bijë, me qëllim që ti përdorin si gjethe fiku për të mbuluar…”.

Më tej shkruan se Rama kërkon që të fshihet brenda PD-së, me qëllim që ta godasë atë.

Postimi i plotë:

Politikanë te kapur, te kompleksuar apo te frustruat?!

Degjoj ndonje politikan e aq me keq deputet „demokrat“, qe deklaron te pa imagjinueshmen brenda kufijeve te integritetit:

–Edhe ne bashkite ku „Zv.Kryetari i emeruar kryetar nga kryetari i dorehequr“ (pra „paterica“ e Rames), nuk ka kandidate per kryetar bashkie sepse askush nuk i ka pranuar nje keqperdorim te tille, nuk do te mbeshtesin Kandidatin e vetem te opozites aty, qe eshte ai i primareve!

„Lakuriqesi“ kjo e lojes se “paterices”, i cili edhe uzurpon “vulen” e emrin e PD te “varur ne qafe” nga Rama edhe nuk mbeshtet demokratet!!!

Ndersa ne 16 Bashkite ku ai ka “klonuar” nga nje kandidat “paterice bije”, eshte me e thjeshte, e perdorin ate si „gjethe fiku“ per te mbuluar…

Pikerisht per tu fshehur mbas tyre per cfare po realizojne ne kurriz te demokrateve.

Sidoqofte ajo deklarate “edhe per bashkite e tjera”, te con ne pyetjen e pa evitueshme:

–Atehere ne ato 47 bashki, qe jane shumica dermuese, per cilin do te votojne keta politikane, qe deklarojne se jane ne PD?

Kur nuk do tu japin voten kandidateve te opozites!

Kjo ka vetem nje pergjigje:

–Per kandidatet e Rames!

Mjafton kaq per te kuptuar e lexuar ne “driten e diellit” realitetin e ketyre meskiniteteve politike.

Ata kerkojne te fshihen brenda PD e goditur ate!

Nuk kane as guximin per tu ballafaquar hapur e direkt ne elektorat, me emrin e platformen e tyre, sic e kerkon politika e vertete!

Motua e tyre qenka:

–Jam ne PD, edhe votoj kunder PD e demokrateve!

Realitet ky, qe krahas perbuzjes te sjell edhe keqardhje kur mendon…

Deri ne cilen pike mund te keqperdoren disa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat