Lufta në Ukrainë/ Rusia takim në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria braktis mbledhjen: Provokim!

Shqipëria

Lufta në Ukrainë/ Rusia takim në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria braktis mbledhjen: Provokim!

Më: 6 prill 2023 Në ora: 10:48
Takim në OKB

Shqipëria iu bashkua 46 vendeve pjesëmarrëse në takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB për të drejtat e fëmijëve, takim i inicuar nga Rusia.

Por sic thuhet në një postim të ambasadës shqiptare në OKB, Shqipëria ka braktisur takimin, në momentin kur përfaqësuesja ruse Maria Lvova-Belova, mori fjalën në këtë takim, përmes një lidhjeve skype, ndërsa hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”-thuhet në reagimin e ambasadës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat