Shkrumbohet nga flakët banesa në Lanabregas, mbetet pa strehë familja me 4 anëtarë

Shqipëria

Shkrumbohet nga flakët banesa në Lanabregas, mbetet pa strehë familja me 4 anëtarë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Lanabregas të Tiranës.

Sikurse duket edhe nga pamjet, banesa është djegur totalisht, ndërsa u shmang një tragjedi. Familja  prej katër anëtarësh që jetonte në kushte të vështira, fatmirësisht nuk ishte në tunelin e përshtatur si banesë kur ra zjarri.

Nga zjarri ka vetëm dëme të shumta materiale, pasi familja mbetet e pastrehë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse mbërritën pas disa orësh nga rënia e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat