Dosja “Gërdeci”/ Avokati i familjarëve të viktimave: Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk ka të bëjë me shpërthimin

Shqipëria

Dosja “Gërdeci”/ Avokati i familjarëve të viktimave: Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk ka të bëjë me shpërthimin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 16:53
Fatmir Mediu

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit është shprehur se familjarët e viktimave duhet të ishin prezentë në seancën gjyqësore të ditës së sotme për këtë çështje.

Komentet ai i bëri gjatë një interviste për mediat, ku tha se sipas prokurorëve të çështjes, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk kanë të bëjnë me shpërthimin dhe me jetët e humbura.

Ai shtoi se së bashku me familjarët mendonin se dosja hetimore nuk është e plotë dhe ka mangësira që duhet të plotësohen.

Nga ana tjetër, familjarja e një prej viktimave, Zamira Durda, u shpreh se duhet të shkarkohet i gjithë SPAK.

Ajo tha se beteja e saj ligjore do të vijojë dhe paralajmëroi se do të bëjë ankimim në KLGJ dhe KLP për gjyqtarët dhe prokurorët nga ana e saj.

Pjesë nga intervista:

Avokati: Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk ka të bëjë me shpërthimin dhe me viktimat. Pra sikur nuk ka ndodhur një shpërthim dhe nuk ka patur viktima. Ky gjyq bëhet me praninë e familjarëve.

Thjesht edhe këtë e kemi informacion jozyrtar. Unë nuk e konsideroj të vlefshme këtë si procedurë. Këtu është shkelur një standart shumë i rëndë. Familjarët e viktimave duhet të ishin aty.

Gjykimi i shkurtuar në momentin që gjykata e vlerëson që dosja është e plotë, atëherë mund të marrë parasysh kërkesat e të pandehurve.

Do të jemi prezent edhe në atë seancë dhe do të paraqesim kërkesat tona. Ne mendonim që dosja nuk është e plotë. Ka disa mangësira që mund të plotësohen.

Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve dhe do ta bëjmë të mundur në një formë apo një tjetër.

Është investuar te Gjykata Europiane për të Drejtat e njeriut për këtë gjë dhe nuk do të ndodhë ndryshe.

Durda: Si për prokurorët dhe gjyqtarët, do të kenë ankimim në KLP dhe KLGJ nga unë. Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do të vijojë betejën. Është turp, vetëm për veten e tyre e kanë, jo për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat