Soko ngre dyshime për zgjedhjet e 14 majit: Ku i gjen lekët PD e Berishës?

Shqipëria

Soko ngre dyshime për zgjedhjet e 14 majit: Ku i gjen lekët PD e Berishës?

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:12
Sali Berisha dhe Edi Rama

Pano Soko i ftuar në Euronews Albania ka ngritur pikëpyetjen se me çfarë është duke e financuar fushatën elektorale kandidatët e dalë nga partia e drejtuar prej Sali Berishës.

I ftuar për të folur në lidhje me financimet e partive në zgjeshje, Soko ka shtuar se në këtë fushatë elektorale edhe Partia Socialiste ka  thënë se fondin e fuhatës do e mbjellë fidanë, ndaj ai ka pikëpyetje se ku po i gjen paratë e fushatës kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“I keni pyetur ndonjëherë ndonjë eksponentë të partisë së Berishës se ku i gjejnë lekët që ekzistojnë, kush është burimi? Kjo duhet zgjidhur, kjo është çështja. Lekë nga buxheti nuk merrni.

Kjo është pyetja. Përveç Partisë së Lirisë që merr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste po i çon paratë për fidanë, partia e  Berishës nuk ka financim. Më fal po kjo fushatë elektorale me çfarë do të bëhet? Me çfarë po e bën fushatën Veliaj”,-tha Pano Soko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat