“E ka lakun në fyt për shkak të 10-fishimit të taksave”, Belind Këlliçi tregon prioritetet nëse zgjidhet kryebashkiak i Tiranës

Shqipëria

“E ka lakun në fyt për shkak të 10-fishimit të taksave”, Belind Këlliçi tregon prioritetet nëse zgjidhet kryebashkiak i Tiranës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 23:00
Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur se nëse arrin fitoren në zgjedhje, do të ulë tarifat për biznesin e vogël.

Komentet Këlliçi i bëri në emisionin “Open” në Neës 24, ku tha se biznesi i vogël është motori ekonomik i kryeqytetit.

Ndërsa i pyetur nëse paketa e tij e propozimeve është e realizueshme, Këlliçi u shpreh se për sa kohë ka para që shkojnë për inceneratorët fantazmë dhe shërbime luksi e qokash, ka para edhe për të mundësuar transportin publik falas për qytetarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Këlliçi: Prioriteti im ulja e kostos së jetesës për qytetarët dhe ulja e tarifave për biznesin e vogël dhe atë të mesëm që është në zhdukje e sipër, ku vetëm këto subjekte janë 41 mijë, motori ekonomik i Tiranës. E kanë sot lakun në fyt për shkak të 10-fishimit të taksave që në kohën kur kryetari aktual ka marrë detyrën.

Synoj që me paken e propozimeve do zgjeroj gamën e biznesit, do ta formalizojë e do rrisë numrin e bizneseve qe do kontribuojnë në buxhetin e Tiranës.

Vasili: Kostoja e paketës së propozimeve mos është e papërballueshme e pa realizueshme.

Këlliçi: Kur ka mln euro për inceneratorë fantazmë e shërbime luksi e qokash e qejfesh si shërbime operative, ka para edhe për këto premtime, është çështje e prioritetit dhe vullnetit politik.

Në konceptim tim kryetari i bashkisë është administratori i një qyteti që mbledh taksat dhe i kthen në shërbime për qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat