Ilir Meta, kryeministër në 2025? Kreu i PL-së tregon objektivin madhor

Shqipëria

Ilir Meta, kryeministër në 2025? Kreu i PL-së tregon objektivin madhor

Më: 7 prill 2023 Në ora: 00:51
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “Log.” në Panorama TV tha se objektivi i tij nuk është që të behet kryeministër, një post të cilin ai e ka mbajtur edhe më parë.

Sipas kreut të PL-së, objektivi i tij madhor dhe afatgjatë është që shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e referendumit.

Meta po ashtu foli edhe për raportet e tij me SHBA, për të cilat tha se janë dhe mbeten strategjike.

Pjesë nga Intervista

Ilir Meta: Marrëdhënia ime me SHBA ka qenë dhe mbetet strategjike. SHBA mbështesin demokracinë. Nuk kam pse të hyj në këto komente, ajo që mund të them eshte se aleanca me PD është për rivendosjen e demokracisë dhe për ti dhënë fund monizmit. Është një aleancë kundër korrupsionit dhe gjithë angazhimi ynë është i përqendruar në këtë drejtim dhe së treti është një aleancë për të përshpejtuar integrimin në BE. Të tjerat janë sekondare.

Lorenc Vangjeli: Është politikani më korrekt në fjalorin e tij. Unë do të shtoja vetëm diçka. Nëse do të shtrihej zemëqrata e amerikanëve edhe mbi metën nuk do kishte opozitë.

Endi Xhafo: Ilir Meta Kryeministër, e sheh vetën në 2025?

Ilir Meta: Nuk është ky shqetësimi im. Mezi po pres 14 majin në mbrëmje që të marrë fund ky regjim monist në pushtetin vendor, shpërdorues abuzues, antikushtetues. Në një plan më afatgjatë unë pres me padurim ditën kur shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e referendumit. Ky është objektivi madhor, pastaj çështjet e tjera janë në respekt të votës. Ato janë detyra. Objektivi im si politikan nuk është të bëhem diçka që kam qenë, por të rindërtoj nga e para në mënyrë të shëndetshme për të garantuar demokracinë.

Marsela Karapanço: Pse nuk e patë mundësinë për të qenë kandidat për Tiranën?

Ilir Meta: Ku mund të gjenim ne kandidat më të mirë sesa Belind Këlliçi. Një familje me kontribute të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat