Mbledhja e Kryesisë, Gjiknuri zbulon strategjinë e PS-së në fushatë

Shqipëria

Mbledhja e Kryesisë, Gjiknuri zbulon strategjinë e PS-së në fushatë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:28
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së forcës së tij politike.

Ai foli në lidhje me zgjedhjet lokale, ku tha se PS këtë vit do të ndjekë një strategji tjetër.

Gjiknuri ‘sulmoi’ palën kundërshtare duke thënë se kjo e fundit nuk ka strategji por vetëm një logo.

“Ishte një mbledhje organizative punë. PS hyn me një strategji të mirë testuar. E kemi menduar që të mos bëjmë aktivitete masive. Duam t’u tregojmë njerëzve se çfarë dimë të bëjmë. Kemi një strategji tjera.  Rublat ruse janë vetë të zhitura në rublat ruse. Strategjia jonë është për të ardhmen, shikojmë strategjinë ekonomike. Pala tjetër nuk ka strategji, ka vetëm një slogan që nuk përkon me interesat e shqiptarëve”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat