Rama: Rritet me 20% paga e pedagogëve! Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë

Shqipëria

Rama: Rritet me 20% paga e pedagogëve! Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagave për disa kategori të shoqërisë, duke nisur nga mësuesit, zjarrfikësit, pedagogët dhe infermierët. Ai përmendi shifra konkrete, ndërsa tha se pas një viti paga mesatare në sektorin publik do jetë në 900 euro.

“Detyra jonë është t’i japim shqiptarëve maksimumin.

Pagave e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 1 mln lekë të vjetra. Të gjitha këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës, bëjnë që gjerat të jenë më mirë. Është koha për një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20% rritje, ata mund të shkojnë deri në 30% se janë autonom.

Infermierët do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon edhe përtej sipas pozicioneve në punë. Pagat për FA do t’i vazhdojmë ti rrisim dhe për zjarrfikësit. Një hap i parë do të jetë tani me mësuesit me sigurinë dhe me mjekët e infermieret dhe për të gjithë të tjerët do të jetë pasi parlamenti të kalojë projektligjin që miratuam dhe hapi tjetër”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat