Sherr për motive të dobëta në Pogradec, goditet me grushte 43-vjeçari

Shqipëria

Sherr për motive të dobëta në Pogradec, goditet me grushte 43-vjeçari

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes dy personave në një lokal në Pogradec.

Një 28-vjeçar A. Xh., banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka goditur me grushte një 43-vjeçar, në një lokal, në lagjen nr. 5.

I riu po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e 43-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu në Kapshticë është arrestuar flagrancë një 53-vjeçar A.F nga Korça i cili po tentonte të kalonte kufirin me automjetin e tij të tipit “Opel”.  Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi me lëndë pesticide e dyshuar e kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat