Tritoli në “Prestige Resort”- Berisha: Nuk do të jetë më pak e kripur edhe kjo faturë për shqiptarët, për faj të Edi Ramës

Shqipëria

Tritoli në “Prestige Resort”- Berisha: Nuk do të jetë më pak e kripur edhe kjo faturë për shqiptarët, për faj të Edi Ramës

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:45
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për tritolin ndaj Pretige Resort me urdhër të qeverisë, duke theksuar se kjo do i kushtojë një tjetër faturë të kripur popullit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ai u shpreh se Edi Rama e ka shpallur veten në kryegjykatës dhe kryeprokuror që gjobit vendin e tij në arenën ndërkombëtare.

“Nuk do të jetë më pak e kripur fatura që do të vijë për Prestige eksplodimi i të cilës ushtroi në të gjithë Europën në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj. Janë një seri aktesh të tjera anti ligjore për të cilat shqiptarët do të paguajnë së paku minimumin shumën e të gjitha rrogave të tyre brenda një viti. Nuk ka aktivitet më flagrant anti ligjor dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve se aktiviteti i kësaj qeverie.

Asnjë konfiskim i Edi Ramës, mënyra si procedon duke kaluar një ligj anti kushtetues në parlament nuk qëndron para ligjit ndërkombëtar. Nuk ka vend ku kryeministri të konfiskojë. Konfiskojnë gjykatat, sekuestrojnë tatimet, policia kriminale. Kryegjykatës dhe kryeprokuror bëhet njeriu që e gjobit vendin në arenën ndërkombëtare. Çdo konfiskim i tij do të jetë në dëm të shqiptarëve”,tha Berisha.

Ai deklaroi fatura prë shqiptarët nga proceset e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar mund të shkojë deri në 600 mln euro.

“Rama sot është shprehur se mund të ndalin nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Janë institucione të organizatës së Kombeve të Bashkuara. U them shqiptarëve se po në këtë arbitrazh dhe në arbitrazhe të tjera janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, te 600 mln euro. 300 mln euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie ruse për t’iu dhënë kompanisë ruse të Duçkës dhe McGonigalit.

Ajo ka shkuar në arbitrazh dhe pretendimi është 300 mln euro. Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe ai shkon në një ndëshkim shumë të madh financiar pasi Edi Rama në mënyrën më korruptive për interesa strikte, korruptive kompanisë që kishte marrë konform rregullave koncesionin. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi me Becchettin për Vjosën. Edi Rama në një vendim mirëfilltë korruptiv ndërhyn në një problem mes dy kompanive private.

I paftuar dhe ajo që nuk ndodh kurrë përzënë Becchetin nga urrejtja që kishte ndërkohë që kompania tjetër nuk kishte asnjë ankesë. Është në proces gjyqi me aktorin ndaj të cilit janë sjellë në mënyrë banditekse pasi janë korruptuar plotësisht. U prishën në pazare dhe e përzunë. Këta ndanin paratë me qeveritarë dhe mos u çudisni që këto gjoba që i paguajnë shqiptarët e varfër të jenë një ndarje parash mes paditësve dhe të paditurve”, deklaroi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat