RENEA “mësyn” në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, tregtarët të tronditur: Kontrollet janë të paligjshme

Shqipëria

RENEA “mësyn” në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, tregtarët të tronditur: Kontrollet janë të paligjshme

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Pasditen e sotme forcat RENEA në Elbasan kanë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve.

Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se RENEA ka rrethuar zonën, ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona.

Ndërkohë për këtë aksion janë shprehur të shqetësuar tregtarët, të cilët thonë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.

Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat