RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për lokalizimin e Suel Çelës

Shqipëria

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për lokalizimin e Suel Çelës

Më: 7 prill 2023 Në ora: 18:16
RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për lokalizimin e Suel Çelës

Forcat RENEA kanë zbarkuar në qyetetin e Elbasanit këtë të premte.

Raportohet se janë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve, i cili është në pronësi të emrit të njohur për drejtësinë, Suel Çela. Ky i fundit vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, kontrollet janë zhvilluar me qëllim lokalizimin e tij. Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK dhe mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona.

Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lilo u shpall në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga verifikimet e SPAK pretendohet se Suel Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat