“Të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë dhe te marrin fund gjobat”- Petrit Vasili: Janë kthyer në një tmerr për qytetarët

Shqipëria

“Të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë dhe te marrin fund gjobat”- Petrit Vasili: Janë kthyer në një tmerr për qytetarët

Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:35
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin e parkimeve dhe gjobave të vendosura nga policia bashkiake.

Por i ftuar në Panorama TV, Vasili u shpreh se duhet të përgjysmohen tarifat e parkimit në kryeqytet dhe se gjobat duhet të marrin fund.

Vasili thotë se “Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë”.

“Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë jane nje ngarkese ekonomike e rende per ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit”, u shpreh Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese per parkingun!

Gjobat pafund ne cdo ore te dites dhe te nates jane burimi I zemërimit shumë shume të madh të mijëra qytetarëve të të gjitha kategorive.

Qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë cdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake. Gjoba qe jua bëjnë zero ato pak para qe fitojnë me aq mund e djerse.

Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, e cila nga ana tjetër vijon të paguajë për inceneratorin që nuk ekziston dhe plehrat qe vetem groposen ne menyre primitive.

Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë jane nje ngarkese ekonomike e rende per ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit.

Ky problem I gjobave dhe parkingjeve eshte bere kritik në Tiranë.

Përgjysmimi I tarifave të parkingjeve dhe eleminimi I kësaj klime të përbindshme gjobvënie ndaj qytetarëve të Tiranës duhet të marrë fund më 14 Maj.

Vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi I gjobave që vë Policia Rrugore.

Boll më.Kjo situate merr fund ne 14 maj!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat