​Tiranë, Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit”

Shqipëria

​Tiranë, Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit”

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i “Udhës së Kryqit”, njësoj si në Vatikan.

Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të madhe në sheshin “Nënë Tereza” në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.

Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës.

Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat