Tritan Shehu: Vetëm koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të shpëtojë qytetarët nga arroganca e qeverisë Rama

Shqipëria

Tritan Shehu: Vetëm koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të shpëtojë qytetarët nga arroganca e qeverisë Rama

Më: 8 prill 2023 Në ora: 09:15
Tritan Shehu

Në një status në “Facebook”, Tritan Shehu është shprehur se koalicioni “Bashkë Fitojmë” tashmë është solid dhe krejtësisht funksional.

Gjithashtu thekson se fitorja në qarkun e Gjirokastrës është e sigurt, duke shtuar vetëm kandidati i opozitës mund t shpëtojë qytetarët nga mjerimi dhe arroganca e qeverisjes Rama.

REAGIMI:

Mobilizim e besim per fitoren, ne Qarkun e Gjirokastres!

Ne te gjitha bashkite, ne Gjirokaster, Dropull, Libohove, Tepelene, Memaliaj, Kelcyre, Permet deget e PD, kryesite e tyre, shtabet, kandidatet etj. jane ne vrullin e punes per zgjedhjet e 14 Majit.

Fitorja eshte shume afer tashme, sepse ne kemi:

—Dorian Lani, Adil Xhelili, Thanas Maneka, Baftjar Imeri, Albert Malaj, Arjan Kasaj, Edmond Komino, kandidate te koalicionit tone, qe jane pa dyshim kandidatura te shkelqyera keto, jane kryetaret e ardheshem.

—Sepse Koalicioni “Bashke Fitojme” tashme eshte solid e krejtesisht funksional.

—Sepse ky koalicion ka si drejtuese PD, forcen kryesore politike opozitare ne Shqiperi.

— Sepse lideri politik i ketij koalicioni eshte Berisha.

—Sepse keta kandidate paraqesin platformat me te mira, reale e konkrete per daljen nga “ humnera” aktuale e zhvillimin e Bashkive, qe do te drejojne mbas disa javesh.

—Sepse vetem keta dhe Koalicioni i yne mund te shpetojne qytetaret tane nga mjerimi, perbuzja, varferia ku Rilindja i ka katandisur, nepermjet keq qeverisjes, korupsionit te madh, arrgances e mos respektit per njerezit.

—Sepse vetem keta do te ngrene e ndertojne nje “Pushtet lokal” afer qytetareve e per qytetaret, per ata e femijet e tyre.

Dita e ndryshimit te shume pritur po vjen, tingujt e fitores tashme degjohen qartazi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat