Ngjarja në Shkozë e paralajmëruar! Dy vëllezërit nuk flisnin prej vitesh

Shqipëria

Ngjarja në Shkozë e paralajmëruar! Dy vëllezërit nuk flisnin prej vitesh

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:58
Shkozë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë i ndodhur ditën e sotme në Shkozë, ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas veten.

Mësohet se ngjarja ishte e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin.

Vëllai i Rolandit, bashkëshorti i Migenës, ishte në punë në kohën kur ndodhi ngjarja, teksa ai punonte turni i tretë si taksist dhe gjatë ditës në një lavazh.

Nuk dihet e cili ishte shkaku i konfliktit mes dy vëllezërve, por edhe pse ata nuk flisnin, Migena prej vitesh kujdesej për kunatin e saj, i cili vuant nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat