‘Krim monstruoz’- Berisha: “Miss Babëzia”, Belinda Balluku me Ramën, kanë blerë 500 milionë euro energji, ja skema si vjedhin

Shqipëria

‘Krim monstruoz’- Berisha: “Miss Babëzia”, Belinda Balluku me Ramën, kanë blerë 500 milionë euro energji, ja skema si vjedhin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:50
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ministren e Energjisë Belinda Balluku, për një skemë “monstruoze” vjedhjeje me energjinë elektrike.

Berisha në fjalën e tij tha se Ministrja që e quajti “mis babëzia” dhe kryeministri Edi Rama, “vitin që këta kanë blerë 500 milionë euro energji Shqiperia ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë se sa konsumon”.

“Ua shesin sekserëve të tyre me 40 euro e sekserët e shesin në bursë qe 200 euro e ndajnë paratë me ta. Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 300-350 euro energjinë ky është mekanizëm i tmerrshëm vjedhje ndaj qytetarëve”.

Sali Berisha: Këto ditë, rezulton se kanë blerë 500 milionë euro energji.

Ua them unë ju, cdo durrsak e shqiptar duhet ta dijë se vitin që këta kanë blerë 500 milionë euro energji Shqiperia ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë se sa konsumon.

A nuk është ky një krim monstruoz?

Po si i vjedhin? Fare thjeshtë.

Kjo “mis babëzia” Belinda me Ramën, këta kanë zgjedhur të dhunojnë ligjet e zbrazin digat gjatë verës, kur kodi ndalon zbrazjen e tyre gjatë verës.

Ua shesin sekserëve të tyre me 40 euro e sekserët e shesin në bursë qe 200 euro e ndajnë paratë me ta. Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 300-350 euro energjinë ky është mekanizëm i tmerrshëm vjedhje ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat