Veliaj në kishën Protestante, Kryebashkiaku uron besimtarët per pashkët

Shqipëria

Veliaj në kishën Protestante, Kryebashkiaku uron besimtarët per pashkët

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:49
Erion Veliaj

Në vigjilje të Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi Kishën e re Protestante në Kombinat. Ai uroi Pashkën dhe u shpreh i kënaqur që besimtarët kanë një hapësirë dinjitoze për t’u mbledhur dhe shërbyer komunitetit.

“Tani që kemi ndërtesën, sigurisht bëhet pak më e lehtë të shërbesh në një komunitet të jashtëzakonshëm, sidomos këtu në mes Kombinatit dhe Vaqarrit. Pas disa vitesh, këtu do të jetë krijuar një lagje e tërë. Shoh oxhakun aty ku vjen lagjja e re nga Kombinati, ndërkohë Vaqarri tashmë është kthyer në një lagje të Tiranës dhe më vjen mirë që kemi punuar edhe me infrastrukturën e shkollave si “ Lasgush Poradeci”, “Betim Muço”, “Musine Kokalari”, dhe shkollën e Lalmit këtu pranë”, tha ai.

Veliaj mbolli edhe një pemë në shenjë simbolike për një fillim të ri.

“Në anën tjetër të “Misto Mames”, bashkia ndihmoi me hapjen e një xhamie të re. Sot hapet një kishë e re, që do të thotë se një qytet i mirë ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë, ka hapësira për të gjithë. Ne e kemi një traditë që, në çdo vend të ri, për çdo fillim të ri, të mbjellim një pemë, sidomos një ulli, si simbol i Pashkës, i besimit”, theksoi Veliaj.

Komuniteti protestan falenderoi kryebashkiakun për lehtësimin e procedurave për për ndërtimin e Kishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat