“Erdhi me vonesë sepse kishte qenë tërë natën në kazino” – Fatos Tarifa rrëfen disa episode të sikletshme me Fatos Nanon në SHBA

Shqipëria

“Erdhi me vonesë sepse kishte qenë tërë natën në kazino” – Fatos Tarifa rrëfen disa episode të sikletshme me Fatos Nanon në SHBA

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:51
Fatos Nano

Profesori Fatos Tarifa duke folur në emisionin “Arnautistan”  për librin e tij “Afrimi i madh” tregoi momente të sikletshme nga vizitat e Nanos në SHBA.

Një episod i sikletshëm ishte kur Nanon përdorte termin “negër” para kongresmenëve.

Një rast kryeministri Nano në një darkë me 10 kongresmenë përdori fjalën ‘neger’ në formë shakaje. Unë u shqetësova duke ditur sa diskriminuese ishte ajo fjalë.

Përgjithësisht përdoret afro-amerikan ose black. Edhe pse i thanë mos e përdor, dhe fytyrat e tyre ndryshuan, ai e përsëriti për herë të dytë. Nuk e di përse e bëri.

Ka pasur raste kur ish-presidenti Moisiu nuk erdhi në një darkë, por shkoi diku me Mediun, për të cilën nuk kisha dijeni dhe më vuri në siklet me security.

Priste që Nano të vinte në Boston që t’u fliste shqiptarëve në Universitetin Massachusetts. Erdhi të nesërmen në mëngjes me vonesë ku e prisnin 350 shqiptarë në një sallë, sepse kishte qenë tërë natën në kazino. Kjo bëri që të reagonin keq nga disa studentë shqiptarë të Bostonit”, tha ai.

Tarifa tha se Shqipëria s’i ka trajtuar dhe vlerësuar ambasadorët tanë siç do të duhej. Tarifa tha se shpesh ambasadorët kanë qenë “dispeçer”, që prisnin në aeroport ministrat që vinin.

“Kam arritur të kuptoj kaq gjë që ne në Shqipëri s’i kemi trajtuar dhe vlerësuar ambasadorët tanë siç do të duhej. Janë vlerësuar shumë më tepër në vendin pritës se sa nga qeveria e tyre. Shumë herë ambasadorët kanë qenë dispeçer, prisnin në aeroport personalitet që vinin.

Kur një ministër Bujqësie pa njoftim vjen në Uashington për një konferencë, dhe të kërkon shefi i kabinetit dil dhe prite, ishte e tepërt dhe qesharake. I kam kundërshtuar në disa raste. Ruaj një përshtypje shumë të mirë për Presidentin Meidani, jo sepse ai më akreditoi në Hagë dhe Uashington. Ishte njeri me të cilin bisedoje, kuptonte. Të tjerë kanë pasur huqe.

Ajo që më shqetëson është që ambasadoret në detyrë janë lënë në detyrë për një kohë të gjatë, vite përtej mandatit që përcakton ligji. Për arsye të luftës politike mes kryeministrit dhe ish-Presidentit. Por edhe për një arsye tjetër që kryeministrat e kanë bërë vetë punën e ambasadorit.

Të lësh një ambasador 7-8-9 vjet, ta harrosh, s’është në dinjitetin e shtetit. Një mandat 3 deri në 4 vjeçar është koha e përshtatshme për të bërë një punë sa më me rendiment”, u shpreh ai.

Tarifa tregoi se çfarë e përkeqësoi marrëdhënien e tij me Ilir Metën, kur ky i fundit ishte kryeministër:

“Edhe kryeministri Meta, pavarësisht se marrëdhënia me të u përkeqësua, edhe kryeministri Nano më besonin punë. Ajo që më bëri të ndahem me Metën ishte sepse më kërkonte t’i qëndroja luajal atij. I kam thënë jo, asnjë individi, asnjë partie, vetëm interesit kombëtar”.

I pyetur për ekspozitat e kryeministrit Rama jashtë vendit, Tarifa tha:

“Nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Njerëz nga arti dhe kultura mund të bëhen diplomatë. Por kryeministri është mbi diplomatin. Por është ambasadori zëri dhe fytyra e vendit të rij në vendin pritës. Këtë rol s’mund ta marrë kryeministri. Rama shikohet si rast i veçantë. Ndoshta nuk ka edhe një artist, një piktor, që të jetë në krye të qeverisë. Nuk dua që imazhi i vendit të krijohet nga imazhi i kryeministrit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat