Kapet “skifteri” nga Maliqi, akuzohet për dhunë psikologjike ndaj gjyshes

Shqipëria

Kapet “skifteri” nga Maliqi, akuzohet për dhunë psikologjike ndaj gjyshes

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje si dhe dhunë psikologjike ndaj gjyshes.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.

Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.

Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat