Banori i Bërxullës: Pronën e kam me djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre!

Shqipëria

Banori i Bërxullës: Pronën e kam me djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre!

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:11
Banori i Bërxullës

Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar se do të japin jetën për pronën, nëse nuk marrin zgjidhje nga shteti për kërkesat e tyre projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Njëri nga banorët tha se “pronën e kanë me gjak, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë, janë vampirë.

“Jemi banorë e pronarë të tokave që duan të na e vjedhin dhe rrëmbejnë. Institucionet të kthejnë kokën këtej nga ne, jemi të gatshëm që të japim jetën për atë pronë dhe të fundit që largohemi nga kjo tokë pa marrë të drejtat tona. Të zhvillohet projekti, por ku do shkoj unë, familja ime, fëmija ime, Unë e kam djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë. Janë vampirë, në tokën time nuk e kanë këtë shans.

E kanë spostuar disa herë projektin, të na jepet çfarë na takon.

Si na takon që çmimet e një km autostrade është më i shtrenjti në Evropë ndërsa vlerësimi i banesave apo i tokës më i ulti.

Punonjësit e Bashkive, të ministrive, apo gjithë institucioneve përkatëse, bëjnë formulat se si të rrjepin popullin shqiptar.

Nuk është e lehtë për asnjë nga ne këtu, të gjithë janë me Ramazan. Kalojmë këtë situata që fëmija ime të jetojë edhe nesër, është fundi.

Jeton fëmija ime sot, por se di a jeton nesër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat