Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, 50-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, 50-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, në afërsi të maternitetit “Mbretëresa Geraldinë” ku e plagosur ka mbetur një 50-vjeçare.

Mësohet se drejtuesi i mjetit me iniciale N.I., ka aksidentuar me automjet një këmbësoren e moshuar, e cila ndodhet në spital ku dhe po merr mjekim.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat