​Begaj uron besimtarët katolikë nga Katedralja e Rrëshenit

Shqipëria

​Begaj uron besimtarët katolikë nga Katedralja e Rrëshenit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:50
Bajram Begaj

Sikurse në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike. Gjatë vizitës së tij, presidenti Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

Në një prononcim për mediat, presidenti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte në Katedralen e Rrëshenit dhe përfitoi nga rasti të uronte të gjithë besimtarët katolikë.

Begaj: Uroj të gjithë besimtarët katolikë

Ndjesi e veçantë të jem në Katedralen e Rrëshenit, në këtë ditë të shenjtë të besimtarëve katolikë, për t'ju uruar festën e Pashkëve katolike. Uroj të gjithë besimtarëve katolikë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar Pashkët! Është një ditë në një kohë ringjalljeje për shpresën, paqen, dashurinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri, kudo ku ne jetojmë dhe për mbarë botën që siç e dimë jeton në kohë të vështira. Gjithashtu, dua të sjellë në vëmendje që sot është një ditë e veçantë për faktin që e mira triumfon ndaj të keqes, që shpresa triumfon ndaj pesimizmit dhe ne duhet që të gjithë të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës”, deklaroi Begaj.

Ndërsa, Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta u shpreh shumë i lumtur me prezencën e Begajt, duke thënë se shërben për të kthyer vëmendjen te periferitë.

Meta: Presidenti e kthehu vëmendjen tek periferitë

Është një kënaqësi që presidenti i Republiëks zgjedh Rrëshenin, një qytet perfierik, shpeshehrë jo në qendrën e vëmendjes së qendrës, dhe që presidenti e rikthen vëmendjen tek periferitë. Është një teolog indian i cil ithotë që qendrat e vërteta janë perfieritë dhe në fakt janë periferitë qendrat e vërteta dhe presidenti duke ardhur këtu e rithekson dhe rivlerëosn këtë gjë, shpresoj që do ta bëjë edhe në të ardhmen, do ta bëjë me vendet e tjera, po bukur që është këtu sot presidenti i republikës, simboli i unitetit të dukshëm të popullit tonë, figura e presientit, dhe prandaj për këtë jemi të kënaqur që është këtu”, deklaroi imzot Meta.

I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat